Zhduken nga porti i Sardenjës pa lënë gjurmë, Italia në kërkim të jahteve dhe oligarkut rus Dmitry Mazepin

Zhduken nga porti i Sardenjës pa lënë gjurmë, Italia në kërkim të jahteve dhe oligarkut rus Dmitry Mazepin

20:11, 20/01/2023
A+ Aa A-

 

Autoritetet italiane janë në kërkim të një oligarku rus, pasi dy nga jahtet e tij luksoze që u kapën nën sanksionet e BE-së, u zhdukën në mënyrë misterioze nga një port në Sardenjë.

Dmitry Mazepin është një miliarder dhe pronar të një kompanie plehrash minerale.

Jahtet, të dyja të quajtura Aldabra, por me flamuj detarë të dy vendeve të ndryshme, u zhduk ën nga porti Olbia i Sardenjës brenda disa javësh gjatë verës së 2022-shit.

Ky është rasti i pari në Itali që një rus me asete të ngrira të ketë shmangur sanksionet e BE-së.

Autoritet italiane bëjnë me dije se njëra prej anijeve vlen rreth 700 mijë euro dhe tjetra 1 milion euro, u largua nga Olbia në qershor.

Policia ka deklaruar se Mazepin punësoi një kompani të huaj, e cila nga ana e saj punësoi një kapiten për të larguar jahtet nga Italia .

Kompania ndërmjetëse dhe kapiteni janë goditur të dy me gjoba deri në 500,000 euro. Pritet që dhe Mazepin të përballet me të njëjtat gjoba.

Po ashtu Mazepin është pronari i një vile super luksoze në Sardenjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco