Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Qindra viktima/ Ukraina masakron rekrutët rusë me raketa amerikane

Qindra viktima/ Ukraina masakron rekrutët rusë me raketa amerikane

13:00, 02/01/2023
A+ Aa A-

Nga Pjotr Sauer, GUARDIAN

Një sulm në ditën e Vitit të Ri në një kompleks në qytetin ukrainas Makiivka, të kontrolluar nga Rusia, vrau shumë trupa të mobilizuara së fundmi nga Moska.

Sipas raportimeve nga të dyja palët, ky mund të jetë një nga incidentet më vdekjeprurëse deri më tani ku përfshihen rekrutët rusë.

Pa pretenduar sulmin, komanda ushtarake e Ukrainës njoftoi se deri në 400 ushtarë rusë u vranë në incidentin në Makiivka, një qytet në pjesët e kontrolluara nga Moska në rajonin e Donetsk-ut.

Autoritetet pro-ruse pranuan të dielën vonë se kishte viktima, por nuk komentuan shifrat ukrainase.

Daniil Beznosov, një zyrtar i rusëve në rajonin e Donetsk-ut, tha se një raketë ukrainase goditi një shkollë profesionale në Makiivka, ku strehoheshin ushtarët. Sulmi ndodhi dy minuta pas mesnatës në ditën e Vitit të Ri.

“Një goditje masive iu dha shkollës profesionale nga raketat amerikane MLRS Himars,” shkroi Bezsonov në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke iu referuar raketave të ofruara nga SHBA.

“Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, numri i saktë nuk dihet,” shtoi Bezsonov.

Fotografitë që qarkullojnë në median sociale tregojnë atë që duket se janë rrënojat e ndërtesës në Makiivka, të përdorur nga ushtria ruse si kazermë.

Guardian nuk ishte në gjendje të verifikojnë në mënyrë të pavarur raportet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco