Scholz: Rusia mund të rifillojë biznesin me Gjermaninë nëse i jep fund luftës në Ukrainë

Scholz: Rusia mund të rifillojë biznesin me Gjermaninë nëse i jep fund luftës në Ukrainë

09:58, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bashkëpunimi ekonomik midis Gjermanisë dhe Rusisë mund të jetë përsëri i mundur nëse Kremlini i jep fund luftës së tij në Ukrainë .

Scholz ka thënë në fjalimet e mëparshme se Perëndimi nuk do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë derisa Moska të tërhiqte trupat e saj nga Ukraina dhe të arrinte një marrëveshje paqeje me Kievin.

“Për momentin marrëdhëniet që kemi janë duke u reduktuar,” i tha ai Komitetit Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, duke iu referuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë që kanë shfuqizuar tregtinë dhe investimet dypalëshe.

“Nëse Rusia që i jep fund luftës,” tha Scholz, duhet t’i jepet një shans për rinovim të bashkëpunimit ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco