BE i jep Ukrainës edhe dy miliardë euro për armë

BE i jep Ukrainës edhe dy miliardë euro për armë

19:03, 12/12/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të paguajë dy miliardë shtesë në fondin e përdorur për blerjen e armëve për Ukrainën.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së u takuan sot në Bruksel, dhe ranë dakord të bëjnë pagesa për fondin, i cili përdoret më së shumti për kompensimin e vendeve anëtare që dërgojnë armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Ukrainë

“Me këtë vendim, ne po dërgojmë një sinjal të qartë politik për angazhimin e përhershëm të BE-së për mbështetjen ushtarake për Ukrainën”, thanë ministrat e jashtëm të BE-së në një deklaratë.

Një fond me peshë 5 miliardë euro u krijua vitin e kaluar me qëllim të forcimit të sigurisë, por ai po zbrazet shumë shpejt pas donacioneve të shpeshta në Ukrainë, gjë që nga ana tjetër ka ngritur shqetësimet nëse BE do të jetë në gjendje të ruajë njëkohësisht rrjedhën e armëve në Ukrainë dhe për të ndihmuar vendet e tjera.

Dy miliardë euro shtesë u miratuan sot pavarësisht shqetësimeve për “shantazhin diplomatik” nga Hungaria. Gjegjësisht, Budapesti javën e kaluar bllokoi ndihmën financiare shtesë për Ukrainën në vlerë prej 18 miliardë eurosh.

Hungaria më parë ra dakord për krijimin e një fondi të përbashkët të armëve të BE-së për Ukrainën, por Budapesti nuk lejon që armët për Ukrainën të kalojnë nëpër territorin hungarez.

Duke komentuar qëndrimin e Hungarisë për Ukrainën, një diplomat i lartë tha: “Është një lloj shantazhi diplomatik që ne më mirë do të mos ekzistonim, por ne duhet të merremi me të”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco