‘Do të vras ty dhe vajzën’, kërcënohet me jetë kryeministrja e Italisë

‘Do të vras ty dhe vajzën’, kërcënohet me jetë kryeministrja e Italisë

14:02, 07/12/2022
A+ Aa A-

Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 27 vjeçar i cili ka kërcënuar në rrjetet sociale kryeministren e Italisë Georgia Meloni. Ansa.it bën me dije se 27 vjeçari jetonte në provincën e Arezzo-s, ndërsa ishte një person i papunë.

Policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë kontrollit kompjuterik ka pasur konfirmim se llogaria i përket të dyshuarit dhe se është sekuestruar. Hetimet po kryhen për pajisje të ndryshme.

 “Nëse i heq të ardhurat, do të vras ty dhe vajzën tënde”. “Duhet vdekja e saj dhe e vajzës së saj”. “Vërtetë kujdes, ndalo me këtë gjë të heqjes së të ardhurave bazë përndryshe do të të vras por e kupton?”. Këto janë disa nga mesazhet që i riu i ka dërguar kryeministres së Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco