Rikthehen në Tokë, pas 6 muajsh në hapsirë, tre astronautët kinezë

Rikthehen në Tokë, pas 6 muajsh në hapsirë, tre astronautët kinezë

08:23, 05/12/2022
A+ Aa A-

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pas përfundimit të një misioni gjashtë mujor në stacionin hapësinor të Kinës.

Ata u nisën për në hapësirë më 5 qershor për të mbikëqyrur fazën përfundimtare të ndërtimit të stacionit hapësinor Tiangong, i cili përfundoi në nëntor.

Ekuipazhi zbriten nga bordi i anijes kozmike Shenzhou-14 të dielën në rajonin autonom të Kinës të Mongolisë së Brendshme.

Agjencia hapësinore e Kinës e shpalli misionin një "sukses të plotë".

Komandanti Chen Dong dhe shokët e skuadrës Liu Yang dhe Cai Xuzhe thanë se po ndiheshin mirë pas uljes.

Stafi në vendin e uljes nxori ekuipazhin nga kapsula e daljes, e cila u ul pak pas orës 20:00 me orën lokale, rreth nëntë orë pasi u shkarkua nga stacioni hapësinor.

Zonja Yang, astronautja e parë femër e Kinës, tha se ajo kishte një kujtim të paharrueshëm në stacionin hapësinor dhe "është e emocionuar për t'u kthyer në atdheun", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Ndërsa ishin në hapësirë, tre astronautët mbikëqyrën mbërritjen e moduleve të dytë dhe të tretë për Tiangong dhe kryen tre shëtitje në hapësirë për të kontrolluar dhe testuar objektet e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco