Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Ngjitja e rrufeshme e Stephanie Frappart - e para gjyqtare e një Botërori për meshkuj

Ngjitja e rrufeshme e Stephanie Frappart - e para gjyqtare e një Botërori për meshkuj

07:16, 02/12/2022
A+ Aa A-

Gjyqtarja franceze Stéphanie Frappart do të jetë e para grua, që drejton një ndeshje meshkujsh në një Kampionat Botëror. Në Katar ajo drejtoi ndeshjen Gjermani - Kosta Rikë duke shkruar kështu histori futbolli.

Nga Deutsche Welle

Tri gra gjithsej do të jenë gjyqtare në ndeshjet e Botërorit 2022 në Katar. Krahas francezes Stéphanie Frappartnoch do të drejtojnë ndeshje edhe Salima Mukansanga nga Ruanda dhe japonezja Yoshimi Yamashita. Sipas shefit të gjyqtarëve të FIFA-s Pierluigi Collina ato mund të angazhohen në të gjitha ndeshjet - pavarësisht nga qendrimi i vendeve pjesëmarrëse ndaj gruas si p.sh. Katari, Irani apo Arabia Saudite.

"Ato janë këtu, jo sepse janë gra, por sepse janë gjyqtare futbolli të FIFA-s", përgjigjet Collina ndaj pyetjes, nëse gjyqtaret në ndeshje të caktuara ndoshta për arsye religjoze nuk do tëangazhohen. Angazhimi i grave sipas shefit të gjyqtarëve të FIFA-s Pierluigi Collina është "dëshmia, që vlerësohet cilësia dhe jo gjinia".

Gjyqtaret e futbollit: Stephanie Frappart, Salima Mukansanga, Yoshimi Yamashita

"Ne nuk jemi më në qendër të vëmendjes", tha  Frappart përpara Kampionatit Botëror. "Por unë gjithmonë kam kërkuar që ne të na vlerësojnë për rendimentin dhe jo për gjininë."

Gjysmën e jetës së saj Stéphanie Frappart e ka kaluar si gjytare në fushën e futbollit

Frappart ka drejtuar që në moshën 19 vjeçare ndeshje meshkujsh dhe që nga viti 2011 ajo angazhohet në ndeshje ndërkombëtare. Gruaja trup imët di të imponohet me autoritetin e gjestet energjike si dhe me udhëzimet konsekuente. "Unë nuk jam shtatlartë. Nuk jam as aq e fortë sa disa prej kolegëve të mi meshkuj", thotë gjyqtarja me gjatësinë 1,64 metra, e cila merr kritika të mira: "Por unë megjithatë ia dal të më dëgjojnë."

Ngjitje e rrufeshme në vitet e fundit

Në tre vitet e fundit ajo ka drejtuar ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra, ka qenë e para grua që ka drejtuar një ndeshje të Ligës së parë franceze të meshkujve dhe një ndeshje për eliminatoret e Botërorit. Ajo gjithashtu ka qenë gruaja e parë, që ka drejtuar një finale të madhe të futbollit të meshkujve: përballjen në finalen e UEFA Super-Cup mes FC Chelsea dhe FC Liverpool. "Ka ardhur koha", tha atëherë traineri i Liverpoolit Jürgen Klopp. "Unë jam shumë i lumtur, që ne mund të jemi pjesë e këtij moemnti historik."

Frappart e di shumë mirë, se si është jesh e para - dhe këtë ajo nuk do ta ekzajgerojë, sepse në fakt gjithmonë një ndeshje është ashtu si edhe të tjerat: "Futbolli është i njëjti, rregullat janë të njëjtat." Gjyqtaret kanë bërë përparime të mëdha vitet e fundit, thekson 38-vjeçarja. "Nuk është më habi, që gjyqtaret të shihen tani në ndeshjet e meshkujve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco