Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

Censusi: Të krishterët tani janë pakicë në Angli dhe jobesimtarët, në rritje Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby

Censusi: Të krishterët tani janë pakicë në Angli dhe jobesimtarët, në rritje

13:28, 29/11/2022
A+ Aa A-

Londër - Më pak se gjysma e njerëzve në Angli dhe Uells e konsiderojnë veten të krishterë, sipas regjistrimit më të fundit - hera e parë kjo që feja zyrtare e vendit ndiqet nga një pakicë e popullsisë.

Britania është bërë më pak fetare – dhe më pak e bardhë – në dekadën që erdhi pas regjistrimit  të fundit. Kështu treguan të dhënat e regjistrimit të vitit 2021 të publikuara të martën nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rreth 46,2% e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit e përshkroi veten si të krishterë në ditën e regjistrimit në vitin 2021 nga 59,3% që ishte një dekadë më parë.

Popullsia myslimane u rrit nga 4,9% në 6,5% të popullsisë, ndërsa një pjesë 1,7% u identifikuan si hindu, nga 1,5% që ka qënë më parë.

Më shumë se 1 në 3 persona, pra 37%,  thanë se nuk kishin fe, nga 25% që kishin qënë në vitin 2011.

Pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda e Veriut, i raportojnë rezultatet e tyre të regjistrimit veçmas.

Aktivistët e sekularizmit thanë se ndryshimi duhet të sjellë një rishikim të mënyrës se si feja është e rrënjosur në shoqërinë britanike.

Mbretëria e Bashkuar ka shkolla të Kishës së Anglisë të financuara nga shteti, peshkopët anglikanë ulen në dhomën e sipërme të Parlamentit dhe monarku është "mbrojtësi i besimit" dhe guvernatori suprem i kishës.

Andreë Copson, shefi ekzekutiv i organizatës bamirëse Humanists U.K., tha se "rritja dramatike e jo-fetarëve" e kishte bërë Mbretërinë e Bashkuar "pothuajse me siguri një nga vendet më pak fetare në Tokë".

"Një nga gjërat më të habitshme në lidhje me këto rezultate është se sa në kundërshtim është popullsia nga vetë shteti," tha ai. "Asnjë shtet në Evropë nuk ka një strukturë të tillë fetare sa ne për sa i përket ligjit dhe politikës publike, ndërsa në të njëjtën kohë ka një popullsi të tillë jo-fetare."

Kryepeshkopi i Jorkut, Stephen Cottrell, një nga klerikët më të vjetër në Kishën e Anglisë, tha se të dhënat "nuk ishin një surprizë e madhe", por ishin një problem për të krishterët që ata të punonin më shumë për të promovuar besimin e tyre.

"Ne kemi lënë pas epokën kur shumë njerëz pothuajse automatikisht identifikoheshin si të krishterë, por anketat e tjera tregojnë vazhdimisht se si të njëjtët njerëz ende kërkojnë të vërtetën shpirtërore dhe mençurinë dhe një sërë vlerash për të jetuar," tha ai.

Pothuajse 82% e njerëzve në Angli dhe Uells u identifikuan si të bardhë në regjistrim, më pak se 86% që ishin në 2011.

 Rreth 9% thanë se ishin aziatikë, 4% zezakë dhe 3% me prejardhje etnike "të përziera ose të shumëfishta", ndërsa 2% u identifikuan me një grup tjetër etnik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco