FOTOT/ U vra nga Rusia? Lukashenko i jep lamtumirën ministrit të tij

FOTOT/ U vra nga Rusia? Lukashenko i jep lamtumirën ministrit të tij

12:03, 29/11/2022
A+ Aa A-

Diktatori bjellorus, Alexander Lukasheno, i dha lamtumirën e fundit ministrit të tij të jashtëm, që kishte kohë që shërbente në kabinetin qeveritar.

Presidenti bjellorus u shfaq i zymtë pranë arkivolit të hapur me trupin e të ndjerit Vladimir Bakei. Ai vdiq papritur në fundjavë.

Lukashenko ka urdhëruar të bëhet autopsia dhe testet e toksikologjisë për viktimën. Edhe skuadra e sigurisë që kujdesej për ministrin është nën hetim.

Gazeta britanike, Daily Mail, shkruan se ka raportime të paverifikuara se ministri 64-vjeçar është vrarë nga Moska në një operacion sekret.

Ky veprim i Rusisë mendohet se ka ardhur për shkak se Makei kishte kontakte sekrete me Perëndimin në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai po bënte përpjekje për të minuar përfshirjen e Bjellorusisë në këtë konflikt.

Pas vdekjes së ministrit, Lukashenko ka shtuar masat e sigurisë rreth vetes dhe ka urdhëruar kujdes të veçantë për çdo gjë që ai konsumon.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco