Lufta në Ukrainë/ Rusia kritikon Papa Françeskun

Lufta në Ukrainë/ Rusia kritikon Papa Françeskun

11:43, 29/11/2022
A+ Aa A-

Rusia ka kritikuar komentet e Papës se disa grupe ushtarësh janë sjellë më keq se të tjerët në pushtimin e Ukrainës.

Trupat "më mizore" janë përgjithësisht çeçenë dhe burjatë, tha Papa Françesku për një revistë amerikane.

Ai gjithashtu e cilësoi urinë e Holodomorit të shkaktuar nga Kremlini në Ukrainë në vitet 1930 një gjenocid.

Rusia i quajti komentet një "perversion" dhe tha se grupet kombëtare ishin "një familje".

Në një intervistë me "America", një revistë jezuite, Papa Françesku u pyet për hezitimin e tij të dukshëm për të dënuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën.

Në përgjigje, ai tha se mori "shumë informacion në lidhje me mizorinë e trupave".

“Në përgjithësi, më mizorët janë ata që s'i përkasin traditës ruse, si çeçenët, burjatët e kështu me radhë”, tha ai.

Papa shtoi se “ai që pushton është shteti rus”.

Çeçenët, një grup etnik me origjinë nga Çeçenia, në jugperëndim të Rusisë, janë kryesisht myslimanë.

Burjatët, një grup etnik mongol autokton në Siberinë lindore, tradicionalisht ndjekin sistemet e besimit budist dhe shaman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco