Shefi i BE-së nën presion për të qenë i ashpër me Xi ndërsa protestat në Kinë rriten

Shefi i BE-së nën presion për të qenë i ashpër me Xi ndërsa protestat në Kinë rriten

09:57, 29/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit Evropian do të udhëtojë sot drejt Kinës për bisedime me Xi Jinping, në një përpjekje për të forcuar lidhjet midis Brukselit dhe Pekinit. 

Por protestat e vazhdueshme që kërkojnë t'i jepet fund masave shtrënguese anti-Covid janë përshkallëzuar, duke u kthyer në kërcënimin më serioz për pushtetin shtetëror kinez për më shumë se 30 vjet.

Ndërsa policia arreston dhe rreh protestuesit, madje edhe gazetarët që mbulojnë ngjarjet, mes frikës se goditja autoritare do të bëhet më brutale, Michel po përballet me presion në rritje për të rimenduar misionin e tij. 

“Ai duhet të shfrytëzojë rastin për të ngritur shqetësimet tona në lidhje me disa çështje”, tha për "Politico.eu" Reinhard Bütikofer, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kinën. 

“Nëse do të ketë një shtypje të valës së protestës, BE-ja është e gatshme ta ngrejë çështjen në institucionet ndërkombëtare dhe të shqyrtojë sanksione të reja”, shton ai. 

Një diplomat i BE-së tha: "Michel duhet të qëndrojë i vendosur në vlerat e BE-së dhe t'i tregojë Kinës se duhet të mbrojë protestat paqësore". Një tjetër diplomat evropian shtoi se Michel nuk duhet të jetë i butë ndaj Pekinit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco