Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Inflacioni i Eurozonës nuk e ka arritur kulmin, pritet të shkojë më lart, thotë shefja e Bankës Qendrore Evropiane

Inflacioni i Eurozonës nuk e ka arritur kulmin, pritet të shkojë më lart, thotë shefja e Bankës Qendrore Evropiane

09:33, 29/11/2022
A+ Aa A-

Inflacioni në Eurozonë nuk ka arritur kulmin dhe rrezikon të rritet edhe më shumë nga sa ishte parashikuar, paralajmëroi të hënën Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Komentet e Christine Lagarde lanë të kuptohet për rritje të mundshme të normave të interesit në të ardhmen, duke nxitur spekulimet se banka nuk do të zgjidhte rrugën më të butë për të frenuar inflacionin.

Inflacioni në 19 vendet që përdorin euron arriti një rekord prej 10.6% në bazë vjetore muajin e kaluar, megjithëse ekonomistët e anketuar nga Reuters mendojnë se do të ulet në 10.4% për nëntorin.

Lufta në Ukrainë ka nxitur inflacionin duke shkaktuar rritjen e kostos së energjisë. Rritjet e çmimeve të energjisë janë një burim kyç i inflacionit pasi ato ushqehen në ekonominë e gjerë, duke ndikuar në koston e pothuajse çdo gjëje.

Lagarde sfidoi parashikimet se pika e lartë e rritjes së çmimeve ishte arritur. "Ne nuk shohim elementë apo drejtim që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër," i tha Lagarde, Parlamentit Evropian.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se inflacioni i Eurozonës arrin 8.5% këtë vit, 6.0% vitin e ardhshëm dhe 2.3% në 2024 përpara se të përmbushë përfundimisht objektivin e BQE-së prej 2% në 2025.

Ka pasur mosmarrëveshje midis ekonomistëve kryesorë të BQE-së, Isabel Schnabel dhe Philip Lane, mbi perspektivën për inflacionin dhe normat e interesit, duke shkaktuar konfuzion midis investitorëve në lidhje me lëvizjet e ardhshme të politikës së BQE.
Pasiguria nëse BQE do të rrisë normat me 0.5 ose 0.75% pikë bazë në mbledhjen e saj të ardhshme në fund të vitit ka shkaktuar paqëndrueshmëri në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco