Lufta në Ukrainë: Estonia u bën thirrje shteteve evropiane të dyfishojnë shpenzimet ushtarake Foto arkiv: Ministri i Jashtëm i Estonisë me Presidentin e Ukrainës

Lufta në Ukrainë: Estonia u bën thirrje shteteve evropiane të dyfishojnë shpenzimet ushtarake

08:54, 29/11/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Estonisë u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të dyfishojnë shpenzimet e tyre të mbrojtjes për shkak të luftës së rusëve në Ukrainë -- duke shtuar se vendi i tij ka planifikuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu i bëri komentet e tij në një intervistë gjatë një vizite në Kiev me gjashtë ministra të tjerë të jashtëm nga rajoni nordik dhe baltik: Finlanda, Letonia, Lituania, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Udhëtimi kishte për qëllim të tregonte mbështetje për Kievin, pasi ai po lufton me ndërprerjet e energjisë pas një vale sulmesh me dron dhe raketa nga Rusia, e cila pushtoi Ukrainën në shkurt.

"Ne do të donim të shihnim vendet evropiane që të dyfishonin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në kohën e luftës në Ukrainë dhe pas luftës dhe ne do të shpenzojmë 3% të PBB-së tonë për mbrojtjen kombëtare," tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se vendet në aleancën ushtarake, anëtare e së cilës është Estonia, mund të vendosin të synojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa objektivi i tyre aktual prej 2% të prodhimit kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco