Gjermania do të fillojë tërheqë gradualisht trupat nga Mali

Gjermania do të fillojë tërheqë gradualisht trupat nga Mali

13:38, 23/11/2022
A+ Aa A-

Berlin - Qeveria e Gjermanisë ka rënë dakord të tërheqë trupat e saj nga Mali duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm, tha një burim qeveritar të martën.

Më herët, Spiegel raportoi se ushtarët duhet të tërhiqeshin brenda majit 2024.

Berlini ka vendosur rreth 1000 trupa në Mali, shumica afër qytetit verior të Gaos, ku detyra e tyre kryesore është mbledhja e informacione  të zbulimit për misionin paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA.

E ardhmja e misionit gjerman ka qenë e dyshimtë për një kohë për shkak të mosmarrëveshjeve të përsëritura me juntën ushtarake në pushtet në Bamako dhe mbërritjes së forcave ruse në Gao, gjë që shtoi shqetësimin e Berlinit për një prani në rritje ushtarake ruse në Mali.

Në mes të nëntorit, Britania u bë vendi i fundit perëndimor që njoftoi tërheqjen e forcave të saj nga Mali, duke thënë se do t’i tërhiqte 300 trupat e saj nga MINUSMA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco