Kush është Al Muftah që hapi Kupën e Botës 2022? Historia e tij frymëzuese

Kush është Al Muftah që hapi Kupën e Botës 2022? Historia e tij frymëzuese

11:18, 23/11/2022
A+ Aa A-

Për shumë njerëz në Gjirin Persik, Ghanim Al Muftah është një fytyrë e njohur.

Aktivisti me aftësi të kufizuar, i cila ka një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, ishte një nga yjet në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2022 në Doha, e cila u ndoq nga mijëra në mbarë botën.

Al Muftah, 22 vjeç, vodhi shfaqjen në ceremoninë në stadiumin Al Bayt në formë tende, duke ndarë skenën me aktorin hollivudian Morgan Freeman.

I riu nga Katari recitoi një varg nga Kurani dhe e ndihmoi aktorin në një shfaqje me temë unitetin dhe tolerancën.

"Ne e dërguam thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën," tha Al Muftah, i veshur me një thobe dhe duke ecur në skenë me duart e tij.

Më pas, duke recituar një varg nga Kurani, ai shtoi:

"Ne jemi rritur të besojmë se jemi shpërndarë në këtë tokë si kombe dhe fise, në mënyrë që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të gjejmë bukurinë në dallimet tona".

"Unë mund ta shoh atë," u përgjigj Freeman.

 "Ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Si mund ta bëjmë atë të zgjasë më shumë se sot?"

"Me tolerancë dhe respekt, ne mund të jetojmë së bashku nën një shtëpi të madhe," u përgjigj Al Muftah.

Al Muftah ka lindur në Katar me një gjendje të rrallë të njohur si sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim kongjenital në të cilin zhvillimi fetal i pjesës së poshtme të trupit është jonormal.

Shumë i sugjeruan nënës së tij të abortonte Muftahun, por ajo vendosi të mos hiqte dorë nga ai.

Mjekët thanë se ai nuk kishte shumë mundësi për të jetuar më shumë se 15 vjet. 

Kryesisht duke përdorur duart e tij për të lëvizur, ai ka dokumentuar sfidat e tij të vazhdueshme mjekësore, duke i kthyer ato në një udhëtim frymëzues dhe përfundimisht duke u bërë një folës motivues.

Aktualisht studion për shkenca politike dhe Al Muftah shpreson të bëhet diplomat një ditë.

 Ai është gjithashtu një yll i madh i mediave sociale, me më shumë se shtatë milionë ndjekës në TikTok, më shumë se 3.3 milionë në Instagram dhe afër një milion abonentë në YouTube.

Atij gjithashtu i pëlqen të marrë pjesë në sporte ekstreme si zhytja në skuba, skateboarding dhe ngjitje shkëmbi, dhe shpreson të bëhet paraolimpian një ditë.

Në prill, Al Muftah u emërua ambasador i Kupës së Botës FIFA 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco