Për të frymëzuar punonjësit Kanye West u tregonte foto n*do të Kim Kardashian si dhe video po*nografike

Për të frymëzuar punonjësit Kanye West u tregonte foto n*do të Kim Kardashian si dhe video po*nografike

09:43, 23/11/2022
A+ Aa A-

Një shkrim i ri i revistës së Rolling Stone hedh më shumë dritë mbi keqtrajtimin e pretenduar nga punonjësit e kompanisë së këpuçëve Yeezy, në pronësi të Kanye West.

Një sërë veprimesh të West detajohen në letrën e hapur të publikuar të martën nga ish-anëtarët e stafit të lartë të Yeezy drejtuar anëtarëve të bordit ekzektuiv dhe CEO të Adidasit.

Sipas shumë ish-punonjësve, Kanye shpesh diskutonte pornografi dhe tregonte video të papërshtatshme gjatë takimeve të stafit, shfaqte foto intime të ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian në intervistat e punës dhe madje tregoi dhe videon e tij duke bërë seks për anëtarët e ekipit Yeezy.

“Ai më tregoi videot e Francesca Lee, një yll porno lakuriq duke bërë seks të egër me një vajzë tjetër”, tha një ish-bashkëpunëtor për Rolling Stone. 

 "Ai më tha: "Çfarë mendoni për këtë?" Ai nuk qeshte fare”.

“Sjellja hiperseksuale ishte e dukshme që në fillim”, tha një tjetër ish-drejtues i kompanisë. "Unë nuk e di nëse ai e kapërceu ndonjëherë atë "

Letra e hapur dërguar bordit të Adidas, nga një grup punëtorësh "të cilët mund të kenë frikë të flasin", argumenton se skena nuk është "në asnjë mënyrë një qasje e re ndaj ngacmimit" dhe se "problematika e sjelljes së Kanye filloi brenda vitit të parë të bashkëpunimit të tij me markën Adidas."

Një punonjës tha gjithashtu se Kanye u shprehu kolegëve të tij dëshirën për të bërë një atlete me të cilën mund të bënte seks.

 “Jo një atlete për seks, por diçka që do të dëshironit aq shumë sa do të dëshironit të kishit një marrëdhënie intime”, shpjegoi ish-punonjësja. 

“ Ai fjalë për fjalë donte një palë atlete me të cilën mund të bëni seks . Ai ishte shumë i qartë se çfarë do të thoshte kjo”.

Ndërsa shfaqjet pornografike të Kanye tejkaluan shumë kufijtë e asaj që ishte e pranueshme, ish-punonjësit pretendojnë se ekipi i lartë ekzekutiv i Adidas -it e anashkaloi joprofesionalizmin e tij.

Incidente dhe sjellje të tjera të supozuara përfshinin që Ye duke luajtur video për të rritur në takime me justifikimin se i duheshin "në sfond për t'u përqendruar" dhe "shpërthimi ndaj grave në dhomë me komente fyese", duke përfshirë thirrjen e një punonjësi "zuskë e trashë".

Një pasdite në fillim të vitit 2018, sipas një zyrtari të lartë të kompanisë, West u ul në një stol në pjesën e pasme të hapësirës së hapur të punës në Calabasas ku po merret në një intervistë pune një kandidate femër. 

Dizajnerja po tregonte një portofol në laptopin e saj përballë West, punonjësja kujton se  West e ndërpreu për t'i dhënë asaj këshilla të ngjashme me atë të stafit të Yeezy.

"Nëse ndonjëherë nuk jeni të frymëzuar për të krijuar, thjesht shiko pornografi për 10 minuta." kujton dizajerja.

“Sjellja më shqetësuese që duhet të ishte vënë në dukje nga ekipi ekzekutiv shumë herët në partneritet është qasja e tij manipuluese dhe e bazuar në frikë ndaj udhëheqjes së ekipit, ndërsa përpiqej të impononte dominimin e tij mbi punonjësit e Adidas në dhoma të mbyllura”, thuhet në letër.

Megjithëse grupi u kërkon anëtarëve të bordit ekzekutiv që t'i kërkojnë publikisht falje ekipit të Yeezy  për tolerimin e "sjelljes terroriste" të Kanye, letra e hapur fokuson fajin tek lidershipi i Adidas . 

“Ne nuk do të donim t’ia hidhnim fajin vetëm Kanye-s”, thuhet në letër, “e vërteta e pamohueshme është se ekipi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve të Adidas janë më shumë fajtorë”.

Rolling Stone kontaktoi me drejtuesit e Adidas disa herë duke kërkuar komente mbi letrën në fjalë të punonjësit Yeezy dhe një zëdhënës i Adidas dha një deklaratë të shkurtër që tha, pjesërisht, se kompania "nuk do të diskutojë çështejt private, detajet ose ngjarjet që çuan në vendimi për t'i dhënë fund partneritetit Adidas-Yeezy dhe ne refuzojmë të komentojmë mbi çdo spekulim të lidhur me të.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco