Harruan se janë për luftë, burrat e mobilizuar të Putinit, rrihen brutalisht mes tyre në një klub nate

Harruan se janë për luftë, burrat e mobilizuar të Putinit, rrihen brutalisht mes tyre në një klub nate

09:37, 23/11/2022
A+ Aa A-

Burrat e mobilizuar të Vladimir Putinit janë duke u bërë gati për luftë – duke u rrahur brutalisht me bashkëkombasit e tyre në një klub nate.

Kjo është një dëshmi tjetër, që ushtrisë ruse i mungon disiplina. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqin rrahjen masive në Yurga të rajonit Kemerovo në Rusi, pak kilometra larg kampit stërvitor të burrave që po bëhen gati të dërgohen në luftë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Burrat e uniformuar rrihen brutalisht me civilët – duke dhënë edhe një shembull tjetër të keq, se përpos që nuk ka disiplinë në këtë ushtri, gjithashtu mungon hierarkia dhe ndëshkimet.

Gjithçka filloi kur burrat e uniformuar u futën në lokal, dhe kjo nervozoi banorët lokalë të cilët filluan t’ju bëjnë thirrje që të largohen.

E kur nuk iu bindën urdhrave, filloi rrahja duke mos kursyer asgjë nga shishet, gotat, karriget e tavolinat që fluturonin në të gjitha anët.

Në rrahje janë përfshirë edhe gratë, të cilat gjithashtu u treguan këmbëngulëse për t’i dëbuar ushtarët rusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco