Zyrtarët e SHBA vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi

Zyrtarët e SHBA vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi

09:24, 04/11/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët e Ambasadës amerikane në Moskë kanë vizituar basketbollisten Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi. Kjo vizitë ndodh disa javë pasi një gjykatë ruse refuzoi apelin e basketbollistes ndaj vendimit për nëntë vjet burgim, për posedim të drogës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se përfaqësuesit amerikanë “panë nga afër qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo gjendet aktualisht”.

Ai tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të vazhdojë të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim. Whelan dhe familja e tij thonë se akuzat janë të pabaza, teksa autoritet amerikane po kërkojnë që amerikanët e ndaluar në Rusi të trajtohen mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco