'Kthehu në Afrikë'/ Deputeti i Le Pen sulmon me thirrje raciste kolegun e së Majtës

'Kthehu në Afrikë'/ Deputeti i Le Pen sulmon me thirrje raciste kolegun e së Majtës

09:21, 04/11/2022
A+ Aa A-

Racizmi në Francë është shfaqur ditën e djeshme në formën më të keqe, në Dhomën e Ulët të Deputetëve, ku një ligjvënës i ekstremit të djathtë të Marinë Le Pen u dëgjua t’i thotë kolegut të tij me ngjyrë nga partitë e majta: “Kthehuni në Afrikë!”.

Carlos Martin Bilongo ishte duke i bër kolegut të tij një pyetje në lidhje me emigracionin, në momentin kur deputeti Gregoire de Furnas lëshoi thirrjen që u dëgjua nga të gjithë dhe i la ligjvënësit të shokuar.

Thirrja bëri bujë të madhe, me përfaqësuesit e qeverisë dhe aleancën e majtë që e quajtën një fyerje të papranueshme dhe raciste.

E djathta ekstreme, nga ana tjetër, argumentoi se de Furnas nuk po i drejtohej Bilongo, por emigrantëve që ndodhen në një anije të një organizate joqeveritare dhe kërkojnë një “port të sigurt” për të zbritur.

“Nuk ka vend për racizëm në demokracinë tonë. Byroja e Asamblesë Kombëtare do të mblidhet (të premten) dhe do të vendosë për sanksionet”, u tha gazetarëve Elizabeth Bourneg.

De Furnas është anëtar i Frontit Kombëtar të Marine Le Pen dhe partia e tij pretendoi se ai nuk kishte thënë asgjë të gabuar. “Natyrisht ai po fliste për emigrantët që po transportoheshin në anijet e OJQ-ve”, shkroi Le Pen në Twitter.

“Konfrontimi i shkaktuar nga kundërshtarët tanë politikë (…) nuk do t’i mashtrojë francezët”, shtoi ai.

Bilongo nuk u pajtua dhe e quajti komentin “të turpshëm”. “Unë kam lindur në Francë. Unë jam një parlamentar francez”, tha ai.

Stéphane Céjournay, kryetarja e partisë së Presidentit Emmanuel Macron, tha se de Furnas duhet të japë dorëheqjen ndërsa aleanca e majtë Nupes beson se ai duhet të përjashtohet nga parlamenti.

“Fronti Kombëtar tregoi sot fytyrën e tij të vërtetë. Kjo fyerje raciste është tipike për të djathtën ekstreme: stigmatizoni ata në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, ndani popullin francez”, tha ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco