Ushtari ukrainas ka hyrë në një bazë ajrore Ruse dhe ka vendosur lëndë shpërthyese në dy helikopterë

Ushtari ukrainas ka hyrë në një bazë ajrore Ruse dhe ka vendosur lëndë shpërthyese në dy helikopterë

11:07, 01/11/2022
A+ Aa A-

Regjimentet e forcave ajrore ruse që fluturojnë me helikopterët sulmues Kamov Ka-52 të shërbimit kanë pasur një luftë të vështirë.

Kjo pasi mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të paktën një të katërtën e 100 fluturakeve Ka-52 me të cilat forcat ajrore operonin përpara luftës më të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës duke filluar nga fundi i shkurtit.

Dhe tani ushtarët ukrainas kanë dëmtuar ose shkatërruar katër Ka-52 të tjerë në një aeroport në Rusinë perëndimore, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Dy Ka-52 u shkatërruan në aeroportin në rajonin e Pskov dhe dy të tjerë u dëmtuan rëndë”, pohoi agjencia e inteligjencës të hënën.

Ndërsa në përshkrimin e videos thuhet se një ushtar, me shumë gjasa ukrainas, ishte në gjendje të hynte në një bazë ajrore në rajonin Pskov të Rusisë dhe të vendoste lëndë shpërthyese në dy helikopterë sulmues Ka-25.

Aty tregohet se rajoni i Pskov shtrihet në veri të Bjellorusisë dhe kufizohet me Estoninë dhe Letoninë, shumë larg nga Ukraina.

Siç shkruan Forbes, është e pamundur të verifikohet pohimi i agjencisë.

Por përdoruesit rusë të mediave sociale përmendën incidente që përfshijnë helikopterë në rajonin e Pskov. Dhe ka një video që supozohet se përshkruan një rast të tillë.

Videoja e shkurtër përshkruan një burrë duke përgatitur atë që duket të jetë një bombë që kombinon një detonator MD-5M me një siguresë mekanike VZD-6Ch.

VZD-6Ch operon me një vonesë deri në gjashtë orë, duke i dhënë sabotatorit mjaft kohë për të shpëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco