Vrasjen e transmetoi në Instagram, detytoi motrat binjake nga Brazili të gjunjëzohen para se t’i qëllonte në  kokë

Vrasjen e transmetoi në Instagram, detytoi motrat binjake nga Brazili të gjunjëzohen para se t’i qëllonte në kokë

11:01, 01/11/2022
A+ Aa A-

Motrat binjake Amalia dhe Amanda Alves, 18-vjeçe, janë vrarë në një rrugë derisa vrasësi vdekjen e tyre e transmetoi direkt në Instagram.

Në korrik të vitit të kaluar në live-in e tij në Instagram transmetoi direkt pamje të rënda nga Brazili, ku tregohet si janë vrarë motrat binjake që u qëlluan në kokë nga një adoleshent nga një bandë lokale, transmeton Telegrafi.

Kufomat e tyre janë zbuluar në një rrugë të mbuluar nga pluhuri në Pakahus, vetëm disa orë pasi janë vrarë, e të dy viktimat kanë pasur fëmijë.

Amanda pas vetes ka lënë vajzën 3-vjeçare, derisa Amalia ka qenë nënë e një djaloshi 6-muajsh.

I dyshuari për vrasjen e binjakeve është Mateus Abru vetëm 17-vjeç, kurse policia e arrestoi dhe menjëherë filloi ta merr në pyetje.

Ai detyroi motrat të gjunjëzohen dhe të lidhin flokët para se t’ua drejtonte revolen dhe t’ua shkrepte plumbat në kokë – duke i lënë të vdekura në vend.

Më vonë shkrepi edhe dy plumba tjerë në trupin e njërës dhe katër në tjetrën.

Edhe pse akoma nuk dihet motivi për këtë likuidim brutal, mediat braziliane raportojnë se motrat kishin “ditur shumë” për incidentet që kanë ndikuar tek dilerët lokalë të drogës. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco