VIDEO/ Norvegjia ngre nivelin e gatishmërisë ushtarake pas shfaqjes së dyshimtë të dronëve

VIDEO/ Norvegjia ngre nivelin e gatishmërisë ushtarake pas shfaqjes së dyshimtë të dronëve

09:35, 01/11/2022
A+ Aa A-

Norvegjia do ta ngrejë nivelin e saj të gatishmërisë ushtarake lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi të hënën kryeministri i vendit.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre tha se "ushtria që nga nesër do të rrisë gatishmërinë e saj", duke shtuar se vendi po përballet me "situatën më serioze të politikës së sigurisë në dekada".

Por Støre nuk përmendi asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë kundër Norvegjisë, një anëtare e NATO-s që ndan një kufi me Rusinë në Arktik, kërcënim që të ishte zbuluar.

"Ne nuk kemi asnjë arsye sot të besojmë se Rusia dëshiron të tërheqë Norvegjinë ose ndonjë vend tjetër drejtpërdrejt në luftë, por lufta në Ukrainë e bën të nevojshme që të gjitha vendet e NATO-s të jenë më të kujdesshme," tha ai gjatë një konference për shtyp të hënën.

Sipas ministrit norvegjez të Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram, ngritja e nivelit të gatishmërisë ushtarake do të nënkuptojë marrjen e masave përkatëse në logjistikë, komunikim dhe siguri.

Oslo gjithashtu do të kërkojë të vërë në veprim flotën e saj të re të avionëve të zbulimit së nëndetëseve P-8 Poseidon të prodhimit amerikan më shpejt, se sa ishte planifikuar fillimisht.

Niveli më i lartë i alarmit do të hyjë në fuqi të martën.

Vendimi nga Norvegjia vjen mes shqetësimeve në rritje se infrastruktura energjetike e vendit mund të vihet nën kërcënim.

Oslo ka rritur sigurinë rreth platformave të saj të naftës dhe gazit në det të hapur, pasi dronë fluturues misteriozë u panë duke fluturuar pranë vendeve strategjike javët e fundit.

Kjo pasoi sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 në detin Baltik fqinj.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco