Tragjedia në Seul: Pesë shokë dolën për Halloween, vetëm dy u kthyen në shtëpi Park Ju-sung ka qenë shok me James prej 20 vjetësh

Tragjedia në Seul: Pesë shokë dolën për Halloween, vetëm dy u kthyen në shtëpi

09:17, 01/11/2022
A+ Aa A-

Shtëpitë funerale të Seulit tani janë mbushur me trupa të të rinjve dhe me prindërit e tyre zemërthyer. Në fund të një korridori të gjatë, zoti Sim dhe gruaja e tij ulen të goditur rëndë,r në një divan të vogël, të paaftë për të ngritur kokën.

Brenda njërës prej dhomave ndodhet trupi i djalit të tyre, 28-vjeçarit James Sim. Në dhomën ngjitur është shoku i James, Yoon. Dhe në një shtëpi funerali në qytet shtrihet e dashura e James.

Ata kishin shkuar në Itaeëon së bashku të shtunën në mbrëmje me dy shokë të tjerë për të festuar Halloëeen. James e kishte organizuar mbrëmjen. “Ai ishte gjithmonë organizatori, pasi i pëlqente netët me shokët”, tregon nëna e tij.

James ishte një nga 155 njerëzit që vdiqën në përplasjen e turmës, pasi një rrugicë e ngushtë u mbipopullua në mënyrë të rrezikshme. Shenja e parë që diçka kishte shkuar keq erdhi kur prindërit e tij - si shumë të tjerë - u zgjuan dhe panë shtratin e djalit të tyre bosh. Babai i James mori shokët e tij që ta thërrisnin. Po u përgjigj policia.

Ndërsa u përfshinë në përplasjen vdekjeprurëse, dy nga miqtë arritën të kalonin përmes turmës dhe të ngjiteshin në disa parmakë në skaj të rrugicës. Por James dhe e dashura e tij si edhe Yoon, nuk ia dolën dot.

James pëlqente të stërvitej dhe pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalonte në palestër, duke ngritur pesha për t'u forcuar, thotë nëna e tij. Ajo nuk mund ta kuptojë se si kjo nuk e shpëtoi atë.

Marrëdhënia e James po bëhej serioze, thotë babai i tij. Ai dhe e dashura e tij do të martoheshin së shpejti - nëse do të kishin mbijetuar. Ai punonte si hidraulik, një punë që e bënte me zell, por pasionet e tij ishin skitë dhe sërfi. Sytë e nënës së tij rrudhen nga një dridhje gëzimi ndërsa ajo tregon atë që i pëlqente të bënte, por babai i tij i afrohet dhe lotët u rrjedhin.

Image

Prindërit e James.

"James ishte djali i madh më i mirë," kujton ai. "Si do t’ia bëjë djali im i vogël pa të?"

Në dhomë, pranë arkivolit të tij, ulen gjysmë duzine nga miqtë e tij të vjetër të shkollës. Park Ju-sung e ka njohur atë më gjatë, që kur ishin tetë vjeç.

"Unë isha një fëmijë shumë i turpshëm," thotë Ju-sung, "James ishte shoku im i vetëm. Ai më ftonte në çdo gjë dhe më inkurajoi të merresha me taekëondo. Ai më ndihmoi të bëhesha më miqësor".

Shoku i James, Yoon, arkivoli i të cilit ndodhet në dhomën ngjitur, ishte mbi 28 vjeç dhe ishte rehat në shoqërinë e tij. I pëlqente të eksploronte. Mbrëmjeve, ai shkonte vetëm nëpër bare dhe përpiqej të fliste me të huajt në mënyrë që të mësonte gjuhë të huaja, thotë Jung-su, i cili thotë se e admironte besimin e tij.

Më shumë se gjysma e viktimave ishin në të 20-at e tyre dhe trauma po ndihet në këtë brez. Kjo është fatkeqësia e dytë që kanë përjetuar.

Në vitin 2014, 250 nxënës të shkollave të mesme vdiqën kur një traget u mbyt në brigjet jugperëndimore të vendit. Gjimnazistët do të kishin qenë tashmë në të 20-at.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco