Protestat kundër regjimit iranian kthehen të dhunshme në Berlin, tre burra mbeten të plagosur

Protestat kundër regjimit iranian kthehen të dhunshme në Berlin, tre burra mbeten të plagosur

20:02, 30/10/2022
A+ Aa A-

Tre burra u plagosën në Berlin kur protestuesit paqësorë pranë ambasadës iraniane u sulmuan nga persona të maskuar dhe më pas u larguan.

Sulmuesit, me fytyrat e tyre të mbuluara me shalle, hoqën flamujt dhe pankartat që ishin varur në një karvan të parkuar pranë ambasadës iraniane. Më pas sulmuesit tentuan të hapin derën dhe mes sulmuesve dhe pasagjerëve të automjetit shpërtheu një përleshje.

Tre nga protestuesit kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë dërguar në spital, sipas policisë. Autorët janë larguar me makinë.

Karvani ishte zbukuruar me pankarta të shkruara me slogane si “Grua, Jetë, Liri! “, një nga sloganet në protestat që kanë përfshirë Iranin prej javësh.

Republika Islamike po përballet me një valë protestash e shkaktuar nga vdekja më 16 shtator e Masha Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq tre ditë pasi u arrestua në Teheran nga policia morale për shkak se nuk e mbante shaminë e saj “si duhet”. Parullës origjinale “grua, jetë, liri” iu shtuan më pas slogane të drejtuara drejtpërdrejt kundër udhëheqjes së Iranit.

Shumë demonstrata në mbështetje të protestuesve iranianë janë mbajtur në Gjermani dhe vende të tjera evropiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco