I pastrehu ndërtoi një shtëpi në bulevardin e Hollywood/ Policia: Nuk pengon askënd

I pastrehu ndërtoi një shtëpi në bulevardin e Hollywood/ Policia: Nuk pengon askënd

19:25, 30/10/2022
A+ Aa A-

Një burrë i pastrehë në Los Angeles ka ndërtuar një shtëpi të vogël prej druri me rrota në bulevardin e frekuentuar të Hollywoodit, mes zhgënjimeve me qytetin që i kërkon të heqë çadrën e tij.

Burri, i cili u identifikua vetëm si “Q”, i tha Fox Los Angeles se ndërtoi shtëpinë me rrota duke përdorur drurët që i kishte mbledhur nga kantierët e ndërtimit.

Atij iu ofrua strehim i përkohshëm nga qyteti, por nuk pranoi, duke thënë se preferon një shtëpi të improvizuar sesa një qëndrim të përkohshëm në një hotel, raporton foxnews.

“Kjo më jep një lloj fuqie”, tha ai duke shtuar se “unë nuk mendoj se po e shqetësoj askënd këtu”.

Ai tha se përdor një gjenerator të vendosur në pjesën e jashtme të shtëpisë për energji elektrike.

“Ndihem sikur jam, e dini, një lloj shembulli për njerëzit që janë në situatën time. T’i lë të kuptojnë se vetëm sepse jetoni në rrugë nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga gjithçka”, tha ai.

Policia i tha Fox Los Angeles se ata nuk mund të bëjnë asgjë për situatën nëse dikush nuk bllokon një trotuar, rrugë aktive ose biznes.

Q tha për gazetën se është nga Midwest, është një veteran i ushtrisë dhe në Los Angeles është tash e tre muaj.

Në qytetin e Los Angelesit, 41,980 persona u klasifikuan si të pastrehë, ndërsa në mbarë qarkun, 69,144 të pastrehë u numëruan, sipas shifrave të publikuara në muajin shtator. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco