Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rusia e gatshme për kompromis me amerikanët, kundërpërgjigjen ukrainasit

Rusia e gatshme për kompromis me amerikanët, kundërpërgjigjen ukrainasit

17:36, 30/10/2022
A+ Aa A-

Një propozim realist është përfundimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Oleg Nikolenko, lidhur me deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, se pala ruse është ende e gatshme për negociata rreth zgjidhjes së situatës në Ukrainë, vlerësoi se deklarata e ministrit të Jashtëm rus nuk ishte asgjë më shumë se, siç tha ai, një tjetër deklaratë për të blerë kohë “ndërsa ushtria ruse pëson disfata”.

“Për sa kohë që Rusia vazhdon të kryejë krime në Ukrainë, duhet të ketë vetëm një përgjigje – në fushën e betejës”, beson Nikolenko.

Lavrov më parë deklaroi se në gjashtë muajt e fundit ka pasur disa iniciativa nga amerikanët dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve perëndimore të cilët kanë kërkuar bisedime telefonike me liderin rus.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë propozimet e mundshme nga kolegët tanë perëndimorë për të ulur tensionet”, tha Lavrov.

Sipas fjalëve të tij, pala ruse është “gjithmonë e gatshme të dëgjojë kolegët perëndimorë nëse ata kërkojnë edhe një herë të organizojnë një bisedë”.

Ai shtoi se Rusia është e gatshme të dëgjojë vendet perëndimore nëse i qasen me propozime realiste të bazuara në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të interesave, që synojnë gjetjen e një kompromisi dhe balancimin e interesave të të gjitha vendeve në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco