Masakër në Somali, sulmi i dyfishtë me bomba vret mbi 100 persona

Masakër në Somali, sulmi i dyfishtë me bomba vret mbi 100 persona

15:30, 30/10/2022
A+ Aa A-

Një sulm i dyfishtë me bomba në dy automjete në kryeqytetin e Somalisë u mori jetën të paktën 100 personave. Këtë e konfirmoi presidenti i vendit, Hassan Sheikh Mohamud.

 ‘Mes viktimave që u masakruan, ishin nëna me fëmijët e tyre në duar’, tha kreu i shtetit. Ai kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar 300 personat e tjerë që mbetën të plagosur. Presidenti i Somalisë fajësoi militantët e al-Shabab për këtë sulm të tmerrshëm që shënjestroi Ministrinë e Arsimit.

Image

Ky grupim terrorist konsiderohet një degë e organizatës al-Qaeda dhe është përfshirë gjerësisht në konfliktin e gjatë me qeverinë federale të Somalisë.

Presidenti Mohamud, në pushtet prej 5 muajsh, i ka shpallur luftë totale ekstremistëve islamikë pasi sulmuan një hotel në Mogadish duke vrarë 21 persona në gusht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco