Turqia arreston 25 persona për shpërthimin vdekjeprurës në minierën e qymyrit

Turqia arreston 25 persona për shpërthimin vdekjeprurës në minierën e qymyrit

14:48, 28/10/2022
A+ Aa A-

Policia turke raportohet se ka arrestuar 25 persona lidhur me një shpërthim mine, që vrau 41 persona në fillim të këtij muaji.

Menaxheri i kompanisë shtetërore në Amasra dhe disa drejtues të tjerë ishin në mesin e të arrestuarve, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Një shpërthim i zjarrtë në 14 tetor shkatërroi minierën pranë qytetit të vogël të detit të Zi në Turqinë veriore, duke vrarë 41 minatorë dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte premtuar një hetim të plotë mbi katastrofën dhe tha se "askush nuk do të kursehej" nëse shpallej përgjegjës.

Punëtorët thuhet se ishin ankuar për një "erë gazi" në minierë, disa ditë përpara shpërthimit vdekjeprurës.

Opozita turke ka akuzuar qeverinë e Erdoganit për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e katastrofës.

Në vitin 2014, më shumë se 300 njerëz u vranë në një shpërthim dhe zjarr në një minierë qymyri në qytetin turk Soma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco