Francë/ 20-vjeçarja përdhunohet dhe më pas vritet nga miku i ngushtë

Francë/ 20-vjeçarja përdhunohet dhe më pas vritet nga miku i ngushtë

13:57, 28/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një 20-vjeçare është përdhunuar dhe më pas është vrarë nga miku i saj i ngushtë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Justine Vayrac, e cila kishte dalë për të festuar me shoqërinë e saj nuk u kthye më në shtëpi, por u gjet disa ditë më vonë e vdekur.

Ka qenë nëna e viktimës e cila denoncoi në polici zhdukjen e vajzës së saj pasi ajo nuk u kthye më në shtëpi, shkruajnë mediat e huaja.-

Pas shumë përpjekjeve trupi i 20-vjeçares u gjet, ndërkohë ka qenë vrasësi i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Vrasësi ka rrëfyer se pasi kanë dalë nga klubi i natës ku ishin duke festuar ai e ka përdhunuar Justine dhe më pas e ka vrarë duke zhdukur trupin.

Ishin gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e autorit ato që çuan policinë drejt zbardhjes së ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco