Presidenti i Koresë së Jugut mohon furnizimin me armë Ukrainës pas akuzës së Putinit

Presidenti i Koresë së Jugut mohon furnizimin me armë Ukrainës pas akuzës së Putinit

13:44, 28/10/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol mohoi të premten se kishte ofruar armë vdekjeprurëse për Ukrainën, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se Seuli kishte vendosur të furnizonte me armë dhe municion Kievit.

“Ne kemi ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar. Ne nuk kemi ofruar asnjë armë vdekjeprurëse” u tha Yoon gazetarëve.

"Ne po bëjmë përpjekje për të mbajtur marrëdhënie paqësore dhe të mira me çdo vend në botë, përfshirë Rusinë."

Duke folur në një forum në Moskë të enjten, Putin pohoi – pa dhënë prova – se Koreja e Jugut kishte vendosur të dërgonte “armë dhe municione” në Ukrainë, gjë që do të “prishje marrëdhëniet tona” me ta.

“Si do të reagonte Koreja e Jugut nëse do të fillonim të bashkëpunonim me Korenë e Veriut në të njëjtat zona?! A do t'i bënte ata të lumtur?! Unë u kërkoj atyre që ta marrin parasysh me kujdes”, tha Putin.

Në shkurt, Shtëpia Blu presidenciale përjashtoi dislokimet ushtarake të Koresë së Jugut ose mbështetjen vdekjeprurëse për Ukrainën, një qëndrim i ripërsëritur nga Ministria e Mbrojtjes në mars.

Koreja e Jugut ka ofruar furnizime jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, duke përfshirë helmeta antiplumb, tenda, batanije, mbulesa krevati, ushqime të gatshme për t'u ngrënë (MRE), kuti të ndihmës së parë dhe ilaçe, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Boo Seung-chan në një konferencë në Marsh. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco