Lideri çeçen Kadyrov numëron publikisht luftëtarët e tij të vrarë

Lideri çeçen Kadyrov numëron publikisht luftëtarët e tij të vrarë

10:26, 28/10/2022
A+ Aa A-

Nga Christopher Buhl, BILD

Vetëm pak ditë më parë, lideri brutal çeçen Ramzan Kadyrov kërcënonte Ukrainën, duke bërë thirrje për hakmarrje ruse ndaj kundërsulmit ukrainas. Kadyrov sugjeronte se qytetet ukrainase duhen fshirë nga harta “në mënyrë që të mund të shohim horizontin e largët”.

Por papritmas, gjakatari i Putinit tingëllon shumë ndryshe. Sepse përpara një ofensive që e dëshiron ai, së pari duhet të numërojë luftëtarët e vdekur- madje këtë e bën publikisht. Natën duke u gdhirë e premtja, Kadyrov shkroi në kanalin e tij në Telegram: “23 luftëtarë vdiqën dhe 58 u plagosën”. Duke vepruar kështu, ai pranoi drejtpërdrejt humbjet e mëdha nga zjarri i artilerisë ukrainase.

Burimet ukrainase raportuan në fillim të kësaj jave se një njësi çeçene në rajonin jugor të Khersonit, zbuloi vendndodhje e saj përmes fotove në median sociale dhe u godit nga zjarri i artilerisë.

Zakonisht, zyrtarët rusë nuk publikojnë shifra për viktimat e tyre. Në këtë rast, Kadyrov mesa duket po përpiqej që të vinte në perspektivë shifrat dhe më të larta të cituara nga pala ukrainase. Në të njëjtën kohë, udhëheqësi çeçen e përdori këtë pranim për t’u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mobilizohen për luftën në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës ruse më shumë se tetë muaj më parë, Kadyrov është shquar si një nga mbështetësit më të fortë të konfliktit të përgjakshëm dhe ka dërguar njësitë e tij në Ukrainë.

Ai kritikon rregullisht udhëheqjen e ushtrisë ruse si shumë të butë. Kadyrov gjithashtu bën thirrje për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco