Inteligjenca britanike: Rusët kanë kaluar në mbrojtje totale

Inteligjenca britanike: Rusët kanë kaluar në mbrojtje totale

10:08, 28/10/2022
A+ Aa A-

Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi raportin e fundit të inteligjencës së saj ushtarake për situatën në Ukrainë.

Aty thuhet se rusët po përforcojnë forcat e tyre në rajonin e pushtuar Kherson, në perëndim të lumit Dnieper, me rezervistë të mobilizuar, por theksohet se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël ushtarësh.

Në gjashtë javët e fundit, forcat tokësore ruse janë zhvendosur në pozicione mbrojtëse në vijën e frontit, që ndoshta është rezultat i një “mungese drastike të fuqisë punëtore” dhe “stërvitjes së dobët”, sipas inteligjencës britanike.

“Edhe nëse Rusia arrin të konsolidojë linjat e saja afatgjata të mbrojtjes në Ukrainë, ajo do të mbetet e pambrojtur”, thuhet në raport.

“Nëse dëshiron të shkojë në ofensivë, do të duhet të krijojë njësi me cilësi më të lartë dhe shumë të lëvizshme që janë të afta të reagojnë dinamikisht ndaj Ukrainës, si dhe të kryerjes së operacioneve sulmuese në shkallë të gjerë”, shkruan në raport.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco