Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Këto janë 'kapelet kundër kopjimit' që përdorin studentët në Filipine

Këto janë 'kapelet kundër kopjimit' që përdorin studentët në Filipine

21:15, 24/10/2022
A+ Aa A-

Fotografitë e studenëve nga Filipinet duke bartur të ashtuquajturat “kapela kundër kopjimit”, gjatë provimeve në fakultet janë bërë hit në rrjetet sociale dhe shpejt u shpërndanë në mbarë botën.

Studentët e kolegjit të qytetit Legazpi janë lutur që të bartin mbulesa në kokë, për të parandaluar kopjimin në provim.

Shumë pretendojnë se ato janë “punë dore” të punuara nga kartoni, kutitë e vezëve dhe materialeve tjera ricikluese.

Mentorja e tyre ka thënë për BBC se ka kërkuar një “mënyrë argëtuese”, që të sigurojë “integritet dhe respekt” në orët e mësimit.

Mary Joy Mandane-Ortiz, profesoreshë në Universitetin e Inxhinierisë Bicol, ka thënë se “ideja ka qenë shumë efikase”.

Mandane-Ortiz ka thënë se kërkesa e saj për studentët, fillimisht ishte që të “bëjnë një dizajn interesant të kapelës nga letra”.

Ajo u inspirua nga teknika që u përdor në Tajlandë disa vite më parë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco