Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Konservatorët duhet të bashkohen ose do vdesin’/ Mesazhet e para të kryeministrit më të ri britanik

‘Konservatorët duhet të bashkohen ose do vdesin’/ Mesazhet e para të kryeministrit më të ri britanik

20:07, 24/10/2022
A+ Aa A-

Rishi Sunak u bë kryeministri më i ri i Britanisë së Madhe në kohë moderne. 42-vjeçari me origjinë indiane do jetë i pari kryeministër me ngjyrë i këtij vendi.

Por jo vetëm kaq. Kryeministri me origjinë hindu është më i pasur edhe se vetë mbreti Charles. Ky i fundit ka një pasuri të përllogaritur prej 690 milionë euro. Kurse Sunak dhe e shoqja kanë një pasuri që shkon në 850 milionë euro.

Pasi mori çelësat për të drejtuar kryeministrinë, ai tha se do shërbejë me integritet dhe përulësi. Megjithatë Sunak paralajmëroi se përpara ka sfida të thella.

Duke folur në një takim në selinë e Partisë Konservatore britanike, ai tha se Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh dhe u angazhua se do punojë ditë e natë. Por ai tha se vendi ka probleme serioze ekonomike.

“Ne jemi të bashkuar pas politikës dhe tani nuk mund të përballojmë kënaqësinë e ndarjes mbi personalitetin,” tha ai.

Sipas një deputeti të pranishëm, Sunak u tha atyre: “Ne kemi një shans. Duhet të bashkohemi ose të vdesim”.

Kjo shënon një ringjallje spektakolare politike për zotin Sunak, vetëm shtatë javë pasi ai u mund thellë nga Liz Truss në betejën se kush do pasonte Boris Johnson në postin e kryeministrit.

Sunak do përballet me një krizë ekonomike, por edhe politike, pasi partia është e përçarë jo vetëm në parlament, por edhe në bazë.

Ish-lideri i konservatorëve, Sir Iain Duncan Smith, i pyetur se sa e vështirë do jetë për të udhëhequr një parti të ndarë, tha: “Unë mendoj se sot kjo do mbarojë. Partia nuk është e paqeverisshme, nëse vendos të jetë. Por duke parë reagimin sot, mendoj se njerëzit janë të lehtësuar. Ata do rreshtohen prapa kryeministrit dhe ne duhet ta bëjmë këtë gjë. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco