VIDEO/ Momenti kur parashutistët ukrainas shkatërrojnë tankun rus në një zonë të gjelbëruar

VIDEO/ Momenti kur parashutistët ukrainas shkatërrojnë tankun rus në një zonë të gjelbëruar

17:18, 24/10/2022
A+ Aa A-

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin tankun rus duke lëvizur në një fushë të gjelbëruar kur krejt papritmas goditet nga një predhë e ushtrisë ukrainase – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Tanku rus përfshihet i tëri nga zjarri dhe më pas ngritet një re e tymit të zi, e lokacioni i këtij sulmi nuk është bërë i ditur për arsye sigurie.

Sulme të tilla me armë të sofistikuara perëndimore nga ana e ukrainasve janë shpeshtuar. Madje nga kundërofensiva e tyre, rusët janë tërhequr nga shumë rajone.

E në Kherson, zyrtarët pro-rusë kanë filluar evakuimin e banorëve nga frika se kundërofensiva do të zgjerohet, dhe të fillojë të bëhet me e ashpër në atë rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco