Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Tërhiqet Mordaunt'/ Rishi Sunak, Kryeministër i Britanisë së Madhe

'Tërhiqet Mordaunt'/ Rishi Sunak, Kryeministër i Britanisë së Madhe

15:09, 24/10/2022
A+ Aa A-

Rishi Sunak do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për udhëheqjen konservatore, raporton BBC.

Në prononcimin e saj, Mordaunt thotë se është krenare për fushatën që drejtoi, por Sunak ka mbështetjen e saj të plotë. 

Rishi Sunak ka marrë zyrtarisht drejtimin e Britanisë së Madhe pasi Penny Mordaunt hoqi dorë nga gara për lidershipin brenda partisë konservatore.

Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe  dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.

42-vjeçari Rishi  Sunak, me origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm, u shfaq për herë të parë në Britani kur, në moshën 39-vjeçare, u bë Kancelar i Thesarit nën qeverisjen e Boris Johnson. 

Nga ora 15:00 me orën shqiptare, ai është kryeministri i ri i Britanisë, pasi Penny Mordant nuk arriti të mblidhte 100 nënshkrime parlamentare dhe u tërhoq nga gara.

Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë: kur pandemia goditi Britaninë, ai krijoi një program pezullimi pune për të mbështetur miliona britanikë.

Kryeministri i ri do të mbajë një fjalim në Parlament në orën 14:30.

 “Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta udhëheqim ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate këtë të diel.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë, nëse bëjmë zgjedhjen e duhur, janë fenomenale”, shtoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco