Imazhet e reja satelitore zbulojnë nëndetësen bërthamore të zhdukur të Rusisë në Arktik

Imazhet e reja satelitore zbulojnë nëndetësen bërthamore të zhdukur të Rusisë në Arktik

09:50, 06/10/2022
A+ Aa A-

Nëndetësja ruse 'Belgorod' është zhdukur nga baza e saj në Rrethin Arktik dhe mund të jetë rrugës për në Detin Kara për të testuar armën bërtahmore Poseidon, sugjeronte një shënim paralajmërues i NATO-s i zbuluar gjatë fundjavës nga mediet italiane.

Por imazhet e reja satelitore tregojnë se nëndetësja e madhe bërthamore të Rusisë nuk është zhdukur dhe vazhdon të operojë në Arktik.

Këto imazhe të publikuar nga Naval News tregojnë nëndetësen që vepron në Detin Barents, në veri të gadishullit Kola të Rusisë mes 22 dhe 27 shtatori.

Nëndetësja Belogord e cila peshon rreth 30,000 tonë dhe është e armatosur me armë bërthamore 'Poseidon'.

Poseidon është një dron që thuhet se është i aftë të udhëtojë në distanca të mëdha nën ujë përpara se të shpërthejë me forcë të mjaftueshme për të shkaktuar një cunami bërthamor prej 1600 metrash, i projektuar për të mbytur dhe rrezatuar qytetet bregdetare. 

Analistët thonë se një lëshim provë i Poseidon-it  është e mundur për të testuar një sistem të ri armësh ose një demonstrim politik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco