Sulm me armë në një çerdhe në Tajlandë, të paktën 31 të vrarë

Sulm me armë në një çerdhe në Tajlandë, të paktën 31 të vrarë

10:18, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Tajlandë, ku kanë mbetur të vrarë 31 persona. Sipas informacioneve, një ish-oficer policie hapi zjarr në një çerdhe, shkruan BBC.

Mes viktimave ka fëmijë edhe të rritur. Autori është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Sipas policisë, autori qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur. Motivi i sulmit ende nuk dihet, por sipas raporteve oficeri ishte shkarkuar së fundmi.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco