A vijnë vërtet këto dhëmbë të florinjtë nga viktimat e torturave?

A vijnë vërtet këto dhëmbë të florinjtë nga viktimat e torturave?

10:13, 06/10/2022
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës lëshoi disa akuza të rënda ndaj Rusisë, duke pretenduar se një foto tregonte dhëmbët e florinjtë të atyre që janë torturuar në Ukrainë. Në foto shihet një kuti e mbushur plot me dhëmbë floriri, pranë një maske gazi. “Një mini-Aushvic,” shkroi Ministria e Mbrojtjes.

Lajmi bëri shumë bujë, por e vërteta duket ndryshe. Gazeta BILD vizitoi rajonin ku janë gjetur dhëmbët. Në të vërtetë, banorët pranojnë se ka pasur tortura nga ana e ushtarëve rusë.

Por dhëmbët nuk janë të atyre që janë torturuar apo vrarë, por nga pacientët e një dentisti të zonës. Sergey, që është i vetmi dentist në zonë, thotë se ato janë dhëmbët që janë plaçkitur nga klinika e tij.

“Unë jam i vetmi dentist këtu, kështu që duhet të jenë dhëmbët e mi”. Sipas tij, rusët i kanë vjedhur dhëmbët duke menduar se janë florinj, kur në fakt janë çelik që nuk ndryshket. “Banorët më thanë se rusët i përdornin dhëmbët për të trembur njerëzit,” thotë Sergey.

“Këto janë kurorat e dhëmbëve nga pacientët që kam trajtuar për vite. Kam mbi 30 vite në punë dhe kam hequr mijëra dhëmbë. Ndonjëherë heq deri në tetë dhëmbë në ditë. Këto janë vetëm një pjesë e tyre”.

Volodya, një nga viktimat e dhunës, thotë se e rrahën barbarisht. “Më thanë se nëse nuk punon me ne, do të qëllojmë në këmbë. Më pas më dërguan në një dhomë që ishte plot me vrima plumbash".

Të tjerë banorë thonë se kanë dëgjuar klithma dhe ulërima nga banesat e ushtarëve rusë. Andrey thotë: “Erdhën në shtëpi dhe kishin një listë. Unë isha mes tyre. Për pesë ditë më futën në një bodrum dhe më rrahën. Më pas më detyruan që të pastroj rrugët dhe më vonë edhe që të hap transhetë”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco