Ukrainë, goditen me raketa apartamentet e banimit: 'Fëmijët m'u tmerruan' Olha Chobotariova

Ukrainë, goditen me raketa apartamentet e banimit: 'Fëmijët m'u tmerruan'

10:06, 06/10/2022
A+ Aa A-

Zaporizhzhia, Ukrainë -  Tre shpërthime të tjera të forta u dëgjuan në Zaporizhzhia rreth orës 9:30. Tymi u ngrit nga vende të reja në qendër të qytetit.  Guvernatori i Zaporizhzhia u kërkoi banorëve të kryeqytetit të rajonit që të qëndrojnë në strehimore - duke njoftuar në Telegram "edhe për një sulm tjetër raketor armik". Oleksandr Starukh edhe më herët e kishte paralajmëruar, mundësinë e përsëritjes së sulmeve pas shpërthimeve që ndodhën në mëngjes herët, nga cilat ai tha u vranë të paktën dy persona.

Olha Chobotariova, e cila jeton shumë afër skenës ku ndodhi sulmi, mëngjesin e sotëm, përshkroi frikën e fëmijëve të saj kur u qëllua me raketa.

“ Dritaret shpërthyen – tregoi ajo. - Vajza ime u frikësua aq shumë sa u fsheh në një cep dhe unë nuk mund ta tërhiqja zvarrë. I thashë, të lutem eja tek unë dhe ajo më tha: "Jo nënë, kam frikë". Nuk e kuptoj se si mund ta bënin. Ishin të gjithë thjesht njerëz, fëmijë. Nuk kemi bërë asgjë. Pse po na torturojnë kështu?” tha Olha Chobotariova

Një tjetër dëshmitar okular, Alla Yermarchenko, ka të afërm të moshuar në një ndërtesë që u godit.

“Ka shumë pak shpresë që ata të jenë gjallë. Pse po na e bëjnë këtë? Çfarë po përpiqen të provojnë? Vrasin të moshuarve. Pse? Për çfarë? Lotët tanë mos rënçin në tokë, por në gjoksin e atyre që e hodhën atë raketë”, tha Alla Yermarchenko.

Ora 8:46 Të paktën dy të vdekur në sulme, njofton Guvernatori i Zaporizhzhia

Dy persona janë vrarë në sulmet me raketa herët këtë mëngjes në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, tha guvernatori rajonal.

"Një grua vdiq. Një tjetër vdiq në një ambulancë", shkruan Oleksandr Starukh në aplikacionin e mesazheve Telegram.

"Të paktën 5 persona janë nën rrënojat e ndërtesave. Shumë njerëz u shpëtuan. Mes tyre është një vajzë trevjeçare, fëmija është nën kujdestari. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në vendngjarje."

Starukh më parë shkroi se raketat goditën ndërtesat e banimit para agimit, duke shkaktuar zjarre dhe "shkatërrim të konsiderueshëm".

Ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë "kujdes maksimal", duke thënë se ka një "probabilitet të lartë të sulmeve të përsëritura me raketa".

Rusia është akuzuar për sulmet por ende nuk ka komentuar mbi të.

Image

Ekipet e shpëtimit janë në punë në vendin e shpërthimeve në Zaporizhzhia

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco