Kryebashkiaku mes 17 të vrarëve në masakrën e armatosur në qytetin meksikan

Kryebashkiaku mes 17 të vrarëve në masakrën e armatosur në qytetin meksikan

08:17, 06/10/2022
A+ Aa A-

Persona të armatosur kanë vrarë kryetarin e një qyteti të vogël në jugperëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerë, kanë konfirmuar zyrtarët.

Policia thotë se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00 të mërkurën. Fotot në internet e tregojnë atë të mbushur me vrima plumbash, shkruan BBC.

Partia e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda, PRD, ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar drejtësi.

Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër, me imazhe tw rwnda të trupave të gjakosur të shtrirë në tokë që qarkullojnë në mediat sociale.

Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu në shtëpinë e tij, përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco