Një tjetër rast i trishtë në Iran, 16 vjeçarja që mori pjesë në protesta i gjendet trupi pas 10 ditësh

Një tjetër rast i trishtë në Iran, 16 vjeçarja që mori pjesë në protesta i gjendet trupi pas 10 ditësh

14:30, 05/10/2022
A+ Aa A-

Trupi i një vajze 16-vjeçare, e cila u zhduk gjatë protestave të fundit në Iran, u hoq nga një morg dhe u varros fshehurazi në një fshat të dielën.

Nika Shakarami u zhduk ndërsa protestonte për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në qendrat e paraburgimit pasi u ndalua nga policia iraniane se nuk mbante shami, më 16 shtator.

Në mesazhin fundit për një mik ajo tha se po ndiqej nga forcat e sigurisë.

Familja e Nikës pas shumë kërkimesh e gjeti trupin e saj në një morg në një qendër paraburgimi në kryeqytetin iranian.

 “Kur shkuam për ta identifikuar, nuk na lejuan ta shihnim trupin e saj, vetëm fytyrën për disa sekonda”, tha Atash Shakarami, tezja e Nikës për BBC.

Familja e Nikas e transferoi trupin e saj në vendlindjen e babait të saj, Khorramabad në perëndim të vendit të dielën - në atë që do të ishte ditëlindja e saj e 17-të.

Nën presion, familja ra dakord të mos zhvillonte një funeral, por forcat e sigurisë "vodhën" trupin e Nikës nga Khorramabad dhe e varrosën në fshatin Veysian, 40 kilometar më larg.

Qindra protestues u mblodhën në varrezat e Khorramabadit dhe brohoritën parulla kundër qeverisë, duke përfshirë "vdekje diktatorit" - një referencë për Udhëheqësin Suprem Ayatollah Khamenei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco