Orteku në Uttarakhand, Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Himalajet Indiane

Orteku në Uttarakhand, Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Himalajet Indiane

14:04, 05/10/2022
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një ortek goditi një ekip alpinistësh në Himalajet Indiane.

34 kursantë dhe shtatë instruktorë u goditën teksa zbrisnin nga një majë në shtetin verior të Uttarakhand.

Grupi përbëhej nga kursantë nga Instituti i Alpinizmit Nehru aty pranë. Ai tha se ata ishin duke u kthyer nga mali Draupadi Danda-2 (5,670 m) kur orteku ra.

Autoritetet u alarmuan të martën rreth orës 09:30 me orën lokale, thanë punonjësit e shpëtimit.

Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, por rifilluan të mërkurën.

Shefi i policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar, i tha agjencisë së lajmeve ANI se ekipet e shpëtimit mund të rifillonin operacionet pasi moti ishte pastruar.

"Deri më tani janë gjetur gjithsej 10 trupa," tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Rajnath Singh shkroi në Twitter:

"Jam shumë i prekur nga humbja e jetëve të çmuara për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka goditur ekspeditën alpinistike të kryer nga Instituti i Alpinizmit Nehru në Uttarkashi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco