Mjeshtri adoleshent i shahut rezulton se ka mashtruar në dhjetëra ndeshje në internet

Mjeshtri adoleshent i shahut rezulton se ka mashtruar në dhjetëra ndeshje në internet

13:15, 05/10/2022
A+ Aa A-

Grandmasteri adoleshent i shahut, Hans Niemann "ka të ngjarë të ketë mashtruar" në më shumë se 100 ndeshje në internet, përfshirë ato ku jepeshin çmime. Kështu ka rezultuar pas një investigimi të një prej faqeje më të njohura të shahut në internet.

Raporti prej 72 faqesh nga Chess.com u publikua të martën, një muaj pasi shpërtheu polemika në një turne të nivelit të lartë, kur kampioni botëror i shahut e akuzoi 19-vjeçarin amerikan për mashtrim

Sipas raportit, referuar fillimisht nga Wall Street Journal, Niemann rrëfeu privatisht se ia kishte punuar shefit të faqes së shahut në internet në vitin 2020, gjë që bëri që ai të ndalohej përkohësisht të hynte në platformë.

Raporti tha se Chess.com mbylli llogarinë e Niemann në shtator duke pasur parasysh pranimet e tij të mëparshme për mashtrim, dyshimet për lojën e tij të fundit dhe shqetësimet rreth rritjes së paqëndrueshme të arritjeve të tij.

“Ndërsa ne nuk dyshojmë se Hans është një lojtar i talentuar, ne vërejmë se rezultatet e tij janë statistikisht të jashtëzakonshme”, thuhet në raport.

Niemann më parë ka pranuar publikisht se ka bërë hile në ndeshjet online në moshën 12 dhe 16 vjeç, por hetimi supozoi se ai i kishte bërë kohët e fundit.

Chess.com ka miliona përdorues dhe pret më shumë se 10 milionë lojëra shahu në ditë, sipas pronarëve të saj.

Për të zbuluar mashtrimet, faqja e internetit përdor softuer që tregon lëvizjet e dyshimta duke krahasuar lëvizjet e një lojtari me ato të sugjeruara nga një motor shahu. Më pak se 0.14% e lojtarëve mashtrojnë ndonjëherë në faqe, sipas raportit.

Shah: Kampioni i botës Magnus Carlsen e akuzon publikisht Hans Niemann për mashtrime të tjera

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco