VIDEO/ Policia bastis bordellon ku punonte, një transgjinore tenton të arratistet si në filma

VIDEO/ Policia bastis bordellon ku punonte, një transgjinore tenton të arratistet si në filma

10:33, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një punëtore seksi është parë duke rrezikuar jetën e saj gjatë një bastisje të policisë, në Hong Kong.

Gruaja tajlandeze u filmua teksa ajo po arratisej nga një bordello në lagjen Tsim Sha Tsui të Kowloon.

Videoja e publikuar tashmë e bërë virale tregon gruan e veshur me një këmishë nate duke ulur në një parvaz para se të zbriste me anë të një shtylle.

Një çift burrash nxitojnë t’i ofrojnë ndimnë dhe ta ulin në tokë të sigurtë.

Pavarësisht guximit të saj përpjekja e punëtores seksi për t’i shpëtuar kapjes dështoi pasi policia e arrestoi atë menjëherë pasi ajo u ul në tokë.

Policia më vonë zbuloi se grua që u përpoq të arratisej nga bordelloja ishte një transgjinore, 30 vjeç, e cila kishte hyrë në Hong Kong me një vizë turistike dhe po punonte ilegalisht në strofkën e seksit që u shërbente burrave të pasur në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco