Zelensky u premton mbrojtje ushtarëve rusë që dorëzohen

Zelensky u premton mbrojtje ushtarëve rusë që dorëzohen

10:30, 25/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u ka premtuar ushtarëve rusë se do t’i mbrojë nëse dorëzohen.

Ata që dorëzohen, presidenti ukrainas u ka premtuar tri gjëra – ku thuhet se do t’ju mundësohet trejtim humanitar sipas ligjeve ndërkombëtare.

Ai gjithashtu theksoi se askush nuk do t’i dijë kushtet e tyre të dorëzimit – përkatësisht askush nuk do të dijë nëse janë dorëzuar vullnetarisht apo janë zënë rob. Të burgosurit nuk do të rikthehen në Rusi nëse ata personalisht nuk e duan një gjë të tillë.

Në fjalimin e tij më të fundit, Zelensky pranoi se eprorëve ushtarakë rusë nuk u bën fare përshtypje jeta e ushtarëve të tyre.

“Më mirë është të ikësh nga mobilizimi kriminal sesa të jesh invalid”, shtoi Zelensky.

Madje i pari i shtetit të Ukrainës, është zotuar se do të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të vendit, pavarësisht mobilizimit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco