Nis procesi i votimit, bota sytë drejt Italisë

Nis procesi i votimit, bota sytë drejt Italisë

07:47, 25/09/2022
A+ Aa A-

Italia voton sot për të zgjedhur qeverinë e re në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat zhvillohen  në mes të një krize ndërkombëtare të paprecedentë.

Në orën 07:00 qendrat e votimit u hapën rregullisht në mbi 61,000 zona zgjedhore të shpërndara në të gjithë Italinë dhe do të mbyllen në orën 23:00.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarë që do të votojnë, 46 milionë në Itali dhe më shumë se 4 milionë jashtë vendit.

Heshtja zgjedhore

Pas një fushate të shkurtër (por intensive) zgjedhore, të zhvilluar për herë të parë në verë, gjithçka u ndal në ditën tradicionale të heshtjes elektorale në të cilën, pas disa tubimeve në rrugë dhe në TV dhe polemikave në mediat sociale, qytetarët kanë mundur të ndalojnë për disa orë dhe të zgjedhin preferencën për t’u shprehur në qendrat e votimit.

Asnjë ndërhyrje publike, siç e kërkon ligji.

Çfarë thonë sondazhet?

Nëse ato janë të sakta, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të djathtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i Bazes25/09/2022 10:27

Italine, Evropen, Ameriken dhe te gjithe Boten e ka mbytur qelbesirelleku majtisto-komunisto-majtost sorosian!! Gjithcka eshte qelbur fare! Askush nuk e vlereson trurin por qelbesirellekun, mafiozllekun, narko-trafikun dhe pasurimin nepermjet rrugeve kriminale dhe jo nepermjet punes, dijes dhe drejtesise!!! Uroj me gjithe shpirt qe Italia te shkeputet perfundimisht dhe me shumice votash nga pushteti mafioz neokunisto-socialisto-majtist qe ka pushtuar dhunshem te gjithe Evropen, Ameriken dhe Boten! Uroj fitore te thelle te koalicionit djathtisto-konservator italian per te ardhmen e Italise dhe te Evropes!!!

Shto koment

Denonco