Macron: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, uniteti evropian është kyç

Macron: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, uniteti evropian është kyç

14:53, 01/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të vazhdojë dialogun me Rusinë, për të ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ukrainas, por gjithashtu premtoi se do të mbështesë Kievin "në luftën e gjatë".

Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, tha Macron, duke vënë në dukje se Parisi do të vazhdojë mbështetjen afatgjatë ekonomike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe duke vlerësuar se një nga sfidat kryesore është sigurimi i unitetit evropian përballë Moskës.

“Uniteti evropian është vendimtar, sepse ndarja është një nga qëllimet e luftës së Rusisë”, tha Macron.

Ai tha se biseda me Moskën është e domosdoshme, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të ndihmuar në përcaktimin e kushteve për paqen, vendim të cilin mund ta marrë vetëm Ukraina.

Franca do të vazhdojë të bisedojë me Rusinë. “Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi në botë që vazhdon të flasë me Rusinë”, tha Macron, raporton Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco