Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trafikantja padit Netflix-in, pretendon të drejtat e serialit ‘Mbretëresha e Jugut’

Trafikantja padit Netflix-in, pretendon të drejtat e serialit ‘Mbretëresha e Jugut’

14:21, 01/09/2022
A+ Aa A-

Një shtetase meksikane, që ka shlyer një dënim me burg në Shtetet e Bashkuara për lidhje me trafikun e drogës, ka paditur gjigantin amerikan Netflix.

Sandra Avila Beltran ka deklaruar përmes avokatit të saj se seriali i kompanisë amerikane, “Mbretëresha e Jugut”, bazohet tërësisht në jetën e saj.

Avila Bletran thotë se historia ishte përdorur pa konsensusin e saj dhe tani kërkon që të dëmshpërblehet me 40% të honorareve.

Krahas serisë televizive, mbi figurën e saj ka pasur edhe narko-balada të shkruara nga banda të ndryshme të drogës.

61-vjeçarja ka qenë famëkeqe në Meksikë edhe përpara se seriali i Netflix të transmetohej. E njohur si Mbretëresha e Paqësorit, jeta e saj ishte treguar edhe në telenovelën me të njëjtin titull, arsye për të cilën ajo ka paditur edhe rrjetin televiziv meksikan Telemundo.

Xhaxhai i saj është Migel Angel Felix Gallardo, një nga themeluesit e kartelit të fuqishëm të Guadalaharës.

Por ishte marrëdhënia e saj me lordin kolumbian të drogës Juan Diego Espinosa që e futi në telashe me ligjin.

Ajo u arrestua në kryeqytetin meksikan në 2007-n, prej nga u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u shpall fajtore për akuzën e favorizimit të trafikut të narkotikëve.

Pas shlyerjes së dënimit ajo u kthye në vendlindje dhe pas rrëzimit në vitin 2015 të një akuze për pastrim parash, Avila Bletran jeton e lirë dhe kërkon atë që mendon se i takon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco