Luftë (nervash) në centralin bërthamor më të madh në Europë

Luftë (nervash) në centralin bërthamor më të madh në Europë

10:59, 01/09/2022
A+ Aa A-

Nga Julian Roepcke, BILD

Përshkallëzohet situata rreth gjashtë reaktorëve bërthamorë në Ukrainën e pushtuar nga Rusia!

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike duhej të fillonin punën të enjten në mëngjes në termocentralin më të madh bërthamor në Europë, në rajonin Zaporizhia të Ukrainës. Por asgjë nuk ndodhi.

Zjarri i rëndë i artilerisë dhe luftimet në qytetin Enerhodar, ku ndodhet termocentrali bërthamor, e bënë të pamundur që inspektorët e misionit të OKB-së të kalonin frontin.

Pretendimi i çmendur i Moskës: Vetëm disa orë para fillimit të hetimit në termocentralin bërthamor, i cili është i pushtuar që nga marsi, parashutistët ukrainas nisën një sulm në central dhe në qytet për të sabotuar misionin.

Skenari më i mundshëm është që vetë Kremlini ka nisur luftimet rreth centralit bërthamor për të parandaluar misionin, pasi do të dilte në pah se Putini e ka kthyer centralin në një kështjellë prej nga bombardon qytetet ukrainase në Dnieper.

Edhe tanket ruse qarkulluan pranë reaktorëve bërthamorë këtë mëngjes, gjoja për t’i dhënë fund ‘sulmit ukrainas’.

Fakti që misioni u pengua të niste punën, të kujton misionin e OSBE-së në Ukrainën lindore, të cilin Rusia e pranoi fillimisht dhe më pas e sabotoi për tetë vite.

Edhe këtu, Rusia i lejoi inspektorët me hipokrizi, që t’u japë ‘republikave popullore’ të rreme të saj pamjen e legjitimitetit. Menjëherë pas fillimit të luftës në shkurt, ‘republikat popullore’, të njohura si ‘shtete’ nga Rusia, i shpallën inspektorët të paligjshëm dhe i dëbuan.

Në lojë e shëmtuar me komunitetin ndërkombëtar, që Rusia dëshiron ta përsërisë në rastin e centralit bërthamor të pushtuar në Zaporizhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco